Heimerer

Aktivitetet dhe ofertat e sherbimeve

HEIMERER SCHULEN  

Fushat kryesore të veprimtarisë
 

  • Kujdesi shëndetësor
  • Turizmi
  • Administrata   


Ne kemi ofruar programet tona të aftësimit për 25 vjetet e kaluara në 12 qytete të Gjermanisë. Në i aftësojmë 2500 të rinjë dhe të rritur për cdo ditë. Provimet tona përfundimtare janë të miratuara nga shteti dhe ne fusha të caktuara ne ofrojmë diplomen Bachelor. Programet tona janë miratuar dhe certifikuar nga DIN EN ISO 9001:2000  

Shërbimet që ofroim  

Infermieria Geriatrike    

Infermieret geriatrike janë përgjegjëse për kujdesin, frekuentimin mjekësor dhe udhëzimin e të moshuarve. Qëllimi i kësaj pune të kujdesit shëndetësor është të mirëmbajë shëndetin trupor, mendor dhe atë psikologjik të të moshuarve sa më gjatë që të jetë e mundur. Për tu kujdesur për njerëzit e moshuar në mënyrë profesionale ju duhet të keni njohuri të gjëra në përkujdesjen mjekësore. Infermieret geriatrike kujdesen për të moshuarit dhe garantojnë një rutinë ditore domëthënëse. Ata/ato kanë një profesion me shumë përgjegjësi me perspektivë për të ardhmen, parasegjithash duke pas parasyshë rritjen e jetëgjatësia dhe  nevojë në rritje të shumë njerëzve të moshuar për ndihmë profesionale. Mundësitë për qasje janë shumë të mira për të rinjtë e qualifikuar. Kërkesat janë: kapacitet fizik dhe psikologjik, aftësia për të punuar në mënyrë të pavarur dhe një sasi e madhe e ndjeshmërisë.   

3 vjet  


Ergoterapi  

Ergoterapia është një nga metodat e rëndësishme të shërimit për njerëzit e sëmurë dhe të paaftë. Ajo aplikohet në paaftësitë e funksionit  motorik , në organet shqisore dhe në shkathtësitë mendore dhe psikologjike. Ergoterapeutët përdorin veprime teknike dhe artistike për të riaktivizuar funksionet e humbura trupore dhe shqisore të pacientëve të tyre. Qëllimi qëndron gjithmonë në përmirësimin e pavarësisë në rutinat ditore. Fushat e trajtimit janë të ndryshme për njerëzit e të gjitha moshave mvarësisht prej llojit të sëmundjes që kanë.  Ky profesion mjekësor kërkon njohuri të zgjeruara, mjeshtëri, kreativitet dhe shkathtësi të mira komunikimi.                                                                   

3 vjet    


Punëtor i kujdesit shëndetësor për fëmijë/të rinjë  

Punonjësit e kujdesit shëndetësor  për fëmijë janë punëtorë të kualifikuar të pedagogjisë sociale. Ju merrni përsipër edukimin dhe mbikqyrjen e femijëve dhe adoleshentëve. Pra, ju i  udhëhiqni ata drejtë përvojës-vetanake, besimit, vetë-përcaktimit dhe vetë-përmbushjes. Do të jetë puna e juaj të mundësoni, përkrahni dhe inkurajoni proceset e edukimit. Brenda suazave të punës suaj ju mbani përgjegjësi për ngritjen individuale të aftësive dhe reduktimin e magësive. Është shumë me rëndësi që punonjësit e kujdesit të fëmijëve të orientohen nga kushtet e jetës së fëmijëve, adoleshentëve dhe familjeve për të zhvilluar aktivitetet e duhura.  Ju mërrni përsipër menagjimin e punës si dhe funksionet e organizimit. Ju do të punoni në qendra të kujdesit ditor, shtëpi pushimi dhe qendra rinore,  Fshatrat e Fëmijëve dhe shkollat konviktore si dhe në objekte edukative dhe në objekte për njerëz të hendikepuar. Profesioni kërkon mirëkuptim për fëmijët dhe adoleshentët, vetë-kërkim dhe ndjeshmëri.  

3 vjet    


Infermieret profesionale të kujdesit shëndetësor  

Infermieria profesionale është profesion modern me detyra të ndryshme: përkujdesje kompetente të pacientëve, ndihmë në kontrollat dhe operacionet mjekësore, përgaditja e diagnozave dhe terapive dhe procesimi i metejmë i tyre, udhëheqje në drejtim të përkrahjes së sjelljes shëndetësore, mbikqyrje e gjendjes së përgjithshme të pacientëve dhe inicimit të Përkrahjes Themelore Jetësore si dhe përmbarimin e detyrave administrative që lidhen drejtëpërsëdrejti me detyrat e infermierisë dhe udhëzim e mbikqyrje të asistentëve dhe atyre që janë në trajnim. Infermierët profesional punojnë në spitale dhe klinika të ndryshme, sanatoriume, shtëpi të pensionistëve, në institucione të infermierisë ambulatore dhe në infermieri private.  Ky profesion kërkon ndjeshmëri të madhe, kapacitet fizik dhe psikologjik si dhe kapacitet të mirë të vëzhgimit.  

3 vjet  


Infermierët e edukimit kurues (shërues)  

Infermierët e edukimit shërues janë punëtorë të kualifikuar të pedagogjisë sociale në përkrahje të njerëzve me aftësi të kufizuara. Ata shoqërojnë, inkurajojnë, edukojnë dhe kujdesen për njërëzit me aftësi të kufizuara. Infermierët e edukimit shërues aktivizojnë aftësitë ekzistuese dhe krijojnë burimet për njerëzit e të gjitha moshave me aftësi të kufizuara për të mësuar si dhe ato fizike dhe mendore. Ata u ofrojnë atyre përkrahje në zhvillimin dhe edukimin e tyre në të gjitha sferat e jetës. Kjo përkrahje shfrytëzon lojrat, sportin dhe ritmin.  

3 vjet  


Asistenti i të dhënave mjekësore                                                                                

Asistenti i të dhënave mjekësore punësohet në spitale, klinika rehabilitimi, zyra mjekësore por edhe në institute shkencore-mjekësore, në industrinë farmaceutike, institute kërkimi dhe shërbime softuerike. Trajnimi përfshin mbledhjen, organizimin, regjistrimin dhe analizimin e të dhënave mjekësore. Njohuri të gjëra për rrjedhën e punës në spitale, funksionimin e kujdesit mjekësor por kërkohen aspekte të menagjimit të biznesit. Asistenti i të dhënave mjëkësore duhet të jetë fleksibil dhe i saktë me shprehi të ndryshme të punës në mjekësi,statistika dhe menagjimin e të dhënave. Të gjitha shënimet mjekësore duhet të trajtohen me konfidencialitet, prandaj, besueshmëria dhe maturia janë të rëndësisë më të madhe.  

3 vjet                                         


Fizioterapeutët    

Fizioterapeutët kryejnë një punë multifunksionale dhe sfiduese dhe janë të integruar mirë në sistemin e sotëm të shëndetsisë. Detyra e tyre është të sigurojnë parandalimin dhe trajtimin për pacientët me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore. Fizioterapeutët punojnë mjaft të pavarur, por edhe përfitojnë nga raporti i ngushtë me mjekun. Ata vendosin për terapinë dhe sigurojnë udhëzime për ushtrimet fizike në shtëpi. Fizioterapia përfshin kryesisht levizje trupore për të ndihmuar procesin e shërimit dhe për të përmirësuar qëndrimin. Në esencë ka teknika pasive dhe aktive të lëvizjes dhe të terapisë së frymëmarrjes. Ato shoqërohen me masazha, trajtime me nxehtësi dhe ftohtësi si dhe me ujë dhe trajtime elektrike. Ky profesion kërkon aftësi të mira të vëzhgimit, kreativitetit si dhe ndjenjë trupore dhe të ritmit.  

3 vjet                                                                                                                                  


Podiatristi  

Podiatristi punon ngushtë me mjekët, fizioterapeutët dhe këpucarët e ortopedisë. Podiatria është një fushë e mjekësisë që përpiqet të përmirësojë shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien e pacientëve duke u fokusuar në parandalimin, trajtimin dhe rehabilitimin e shoqëruar me shputë dhe zog të këmbës. Përmes rregullave  higjienike të njohura podiatristët kryejnë në mënyrë të pavarur metoda shëruese ndërsa në rast të sëmundjeve të vecanta kërkohet konsultim mjekësor. Podiatristët punojnë kryesisht në qendra të specializuara podiatrike si dhe në klinika rehabilitimi dhe spitale. Për më tepër, ata veprojnë në klinika mjekësore dhe fizioterapeutike, për furnizues të pajisjeve mjekësore dhe ortopedike, por edhe në sallone të bukurisë dhe hotele shëruese si janë qendrat e mirëqenies. Podiatristëve u pëlqen të mirren me njerëz dhe nuk kanë frikë nga kontakti fizik.  

2 vjet    


Asistenti i turizmit ndërkombëtar  

Asistenti i turizmit ndërkombëtar ka në dispozicion një gamë të gjërë të mundësive për punësim në industrinë e turizmit si p.sh. operatorë të udhëtimit, zyrat e informacionit të turizmit, parqe argëtimi, kompani të menagjimit të ngjarjeve, kompani ajrore apo hotele. Cdo kush që kryen këtë shkollë kualifikohet për një pozitë të mesme menagjimi në industrinë e turizmit. Asistenti i turizmit ndërkombëtar zhvillon fushata promovuese, llogaritë blerjet dhe shitjet dhe mbikqyr punëtorët. Puna kërkon shkathtësi ndërpersonale dhe të komunikimit në gjuhë të ndryshme, shkathtësi organizimi, sinqeritet kulturor, fleksibilitet dhe kreativitet në marrëdhënie me shërbimet me klientë.  

2 vjet  


Specializim për asistent të biznesit në përpunimin e të dhënave  

Asistenti i biznesit do të ndërmarrë detyra në fushat e tregtisë dhe IT-së. Me specializimin e tyre për përpunimin e të dhënave ata shpesh punojnë si specialist të IT në ekipe. Ata gjejnë punë interesante dhe ngacmuese në pothuajse secilën degë të ekonomisë dhe administratës. Asistenti i biznesit mbikqyr sistemet e IT-së, vendos softuerin, vlerëson dhe zgjidhë cështje dhe gabime. Për më tepër, ata përgadisin proceset e brendshme për marrjen e vendimeve dhe përkrahin ekipin e menagjmentit në zhvillimin dhe procesimin e transaksioneve të biznesit. Shumë kompani kërkojnë punëtorë të specializuar në përpunimin e të dhënave si dhe në menagjimin e ekspertizës së biznesit. Asistenti i biznesit duhet të jetë në gjendje të identifikojë lidhjet reciproke dhe mbi të gjitha të demonstrojë interes të vërtetë në manovrimin dhe përpunimin e të dhënave.  

2 vjet  


Asistent i menagjimit të zyrës  

Mbajtja e shënimeve (procesverbalit) dhe koordinimi i punëve, përgaditja e prezantimeve, organizimi i takimeve dhe udhëtimeve të biznesit dhe marrja me correspondence në anglisht dhe gjermanisht janë vetëm disa detyrat e kryera nga asistenti i zyrës së menagjimit me kulifikime shtesë gjuhësore. Funksioni i tyre është të ofrojnë një përkrahje të plotë specialistësh në nivel ndërkombëtar, natyrisht me ndihmën e teknologjive më të reja të komunikimit. Asistentët e menagjimit të zyrave kanë poashtu rastin ti përdorin shkathtësitë e tyre në fusha të ndryshme p.sh. duke marrë përgjegjësi për detyra të vecanta për burimet njerëzore dhe administratë të përgjithshme.  

2 vjet  


Asistentë të menagjimit në shitje me shumicë dhe tregti të jashtme  

Asistentët e menagjimit në fushën e shitjes me shumicë dhe tregti të jashtme punojnë në të gjithë sektorët e biznesit në kompanitë tregtare apo në industry. Fushat e veprimtarisë së tyre janë: blerja e mallrave në vend dhe jashtë dhe shitja e tyre te tregtarët, kompanitë e zanateve, sektorëve industrial dhe atyre të shërbimit, si dhe ofrimi i shërbimeve që lidhet me mallrat. Asistentët e menagjimit në fushën e shitjes me shumicë dhe tregti të jashtme shesin mallra, shërbime dhe paketa të përkrahjes së konsumatorit dhe kalkulojnë cmimet e shitjes, sigurojnë standardet e cilësisë, monitorojnë tregun dhe vlerësojnë mundësitë e shitjes. Përvec kësaj, ata identifikojnë burimet e furnizimit, vlerësojnë ofertat dhe blejnë mallrat, shfrytëzojnë njohuritë për prodhime, planifikojnë dhe kryejnë negociatat për blerje dhe shitje, informojnë dhe këshillojnë klientët, shqyrtojnë ankesat, zhvillojnë dhe zbatojnë masat e marketingut, procesojnë porositë e klientëve dhe pagesat e transaksioneve dhe vlerësojnë rreziqet e depozitave bankare.  

2 vjet  


Asistentët e menagjimit të ngjarjeve  

Asistentët e menagjimit të ngjarjeve planifikojnë, organizojnë dhe përfundojnë ngjarjet dhe zhvillojnë konceptet e marketingut. Ata janë përgjegjës për vlerësimin dhe matjen e performancës. Ata përkufizojnë, koordinojnë ngjarjet e tregut dhe shërbimet e ngjarjeve për agjensitë e tyre apo në interes të të tjerëve duke marrë parasysh aspektet ekonomike, ekologjike dhe ligjore. Ata kryejnë kalkulimet, bëjnë detyra të llogaritjes dhe kontrollimit dhe vlerësojnë të dhënat. Ata marrin dhe ushtrojnë të drejta dhe licensa, kujdesen për tarifat dhe honoraret, si dhe planifikojnë shpërndarjen e personelit dhe burimeve materiale. Asistentët e menagjimit të ngjarjeve përqëndrohen në rregullimin e shërbimeve të tyre. Ata punojnë për kompani dhe organizata të përfshira në menagjimin e ngjarjeve, si p.sh. panaire dhe qendra të ekspozitave, agjensi të marketingut të ngjarjeve, organizatorë të konferencave; agjensi të artistëve dhe organizator të koncerteve; mbështesin kompanitë e instalimeve, menagjerët e lokacioneve dhe ardhjet; kompanitë private që konsiderojnë ngjarjet dhe stimulimet si instrument të rëndësishëm të marketingut; administrim komunal, departmente të kulturës dhe rinisë. Për shkak të kualifikimeve dhe shkathtësive të tyre gjithëpërfshirëse, Asistentet e menagjimit të ngjarjeve kanë mundësi të shkelqyeshme për karrierë.  


Asistentët e menagjimit të udhëtimeve    

Aranzhime të udhëtimit për grupe, kompani dhe agjentë udhëtimi, turistë individual dhe familje. Nga ofertat standard deri të programet e organizuara në vecanti. Nga udhëtimet ditore deri të aranzhimet e plota për më shumë se një ditë. Stimulimet, konferencat dhe ngjarjet –nga udhëheqja, konceptimi dhe organizimi deri te ndihma profesionale dhe përfshirja e hotelit dhe furnizimet me ushqim. Udhëtime lundrimi dhe marrje me qira të anijeve për individë dhe grupe të vogla. Shkollimi ofron përvojë në punë. Planprogrami mbulon njohuri të regjioneve të përcaktuara dhe lidhjet e transportit, rezervimet, cmimet dhe faturimet dhe mbi të gjitha gjuhët. Shumica e të diplomuarve më pas punojnë për agjensi të udhëtimeve apo operator të udhëtimeve.    

2 vjet    


Asistent i menagjimit të kujdesit shëndetësor  

Shkolla është dizajnuar tu ofrojë të diplomuarve me shkathtësi dhe njohuri që kërkohen për të punuar në mënyrë efektive në  kuadër të shërbimeve shëndetësore dhe njerëzore. Planprogrami ofron bazë solide në fushat e organizatave të shëndetësisë dhe shërbimeve njerëzore, rolet e punëtorëve të shëndetësisë dhe shërbimeve njerëzore, politikës publike, teknologjisë informative, menagjimit financiar dhe cështjeve rregullative. Programi u ofron lëndë në aspekte të ndryshme të menagjimit të kujdesit shëndetësor duke përfshirë organizata të kujdesit shëndetësor, ligjit të kujdesit shëndetësor dhe etikës, planifikimit dhe marketingut të kujdesit shëndetësor dhe menagjimit financiar të institucioneve të kujdesit shëndetësor.  

2 vjet  


Asistent i Menagjimit të Biznesit Industrial  

Ky profesion i gjithanshëm ofron depërtim në fusha të ndryshme të kompanive tona industriale. Nga kontrolli i materialeve deri te shitja e prodhimeve, asistentët e menagjimit të biznesit industrial janë të përfshirë në administratë, kalkulime dhe planifikime. Gjatë mësimit mbulohen fusha të ndryshme si marketing, biznesi ndërkombëtar dhe aktiviteti i tregut në  departmentet e blerjes dhe shitjes. Në anën financiare ka transaksione të forta financiare si dhe raportet e metodat e punës ndërmjet kompanive individuale.  

2 vjet  


Asistent i Menagjimit në Reklamim  

Ky program ofron njohuri si të kordinohen partnerët e agjensive në zhvillimin dhe ekzekutimin e krijimtarisë reklamuese si dhe si të koordinohet procesi kreativ duke përfshirë zhvillimin e konceptit, menagjimin e buxhetit, kohëzgjatjen e prodhimit dhe procesin e brendshëm të miratimit dhe si të koordinohet prodhimi i tërë kreativitetit anësor. Asistenti i menagjimit për reklamim vepron si ndërlidhës në mes të  departamentit të reklamimit dhe departamenteve tjera duke përfshirë ato ligjore, të licensimit dhe grupet e zhvillimit të prodhimit. Ai apo ajo ndihmon në planifikimin e reklamimit të menagjmentit të agjensisë dhe mediave. Gjithashtu i kërkohet që të hartojë dokumente strategjike, të përkrahë menagjerin e reklamimit dhe të marrë vendime dhe bëjë rekomandime në lidhje me planin e reklamimit, reklamimin e kreativitetit dhe prodhimit dhe reklamimin e menagjmentit të agjensisë.  

2 vjet  


Asistent i Menagjimit në Informatikë  

Kjo është puna e duhur për ata që janë të dhënë pas kompjuterëve me prirje për cështje komerciale. Asistentët e Menagjimit në Informatikë sigurojnë zgjidhjen e duhur në lidhje me teknologjinë informative dhe atë të telekomunikimit (IT) për klientët e tyre duke mundësuar shkallën më të lartë të profesionalizmit. Ata kanë ide për administrim të biznesit por i dinë edhe opcionet dhe kufijtë teknik. Ata zhvillojnë zgjidhje individuale dhe specifike për tregun deri te rrjetet e punës,  punës administrative dhe organizative si dhe persona të kontaktit për departamente dhe prodhues të vecantë.  

2 vjet  


Asistent i Menagjimit në sistemet e IT-së  

Si asistent i menagjimit në sistemet e IT-së i këshilloni klientët gjatë implementimit dhe zgjerimit të sistemeve të informimit, teknike dhe të telekomunikimit. Ju analizoni kërkesat e vecanta të klientit, dizajnoni zgjidhje për IT dhe udhëhiqni projekte në lidhje me aspektin tregtar, teknik dhe organizativ. Përvec kësaj ju jeni në dispozicion të klientëve si person drejtëpërdrejtë i kontaktit dhe ndikoni në tiparet e shërbimit. Përgaditja e ofertave, zhvillimi dhe mundësitë financiare, blerja e harduerit dhe softuerit i takojnë veprimtarive komerciale. Gjithashtu përmbarimi i masave të marketingut dhe reklamimit i takojnë fushës profesionale të asistentit menagjerial të sistemeve të IT-së.   

2 vjet    


Specialist i IT-së për Integrim të Sistemeve  

Ky  tranjnim mbulon kryesisht pjesën kompjuterike si ofrues i shërbimit, megjithatë, do të përqendrohet në të gjithë departamentet dhe punëtorët e një kompanie në përputhje me kërkesat e klientit, të operojë dhe menagjojë ato. Puna e një specialisti të IT-së kërkon përkushtim, një nivel të caktuar të njohurive mbi teknikën, interesim për të punuar me kompjuterë dhe njerëz te tjerë. Si një specialist i IT-së për integrimin e sistemeve ju do të planifikoni dhe konfiguroni sisteme në fushën e informimit dhe inxhinierisë së telekomunikimeve duke integruar komponente të harduerit dhe softuerit në rrjete të punës. Specialist i IT-së është përgjegjës për administrimin, zbatimin, mirëmbajtjen dhe përkrahjen e  informatave të automatizuara të brendshme dhe të jashtme, sistemet e procesimit dhe shërbimet-duke përfshirë harduerin, softuerin dhe lidhjen e telekomunikimeve.  

2 vjet  

Dein Ausbildungsberuf

Brochure

 

 

"vocational training, further education and degree programmes"

Download PDF (2.3 MB)

Kontakt

08191 9288-0