Shkollat Heimerer ofrojnë programet mbi kujdesin shëndetësor dhe social si më poshtë:
- Kujdesi Geriatrik
- Ergoterapi
- Terapi profesionale
- Infermieri dhe
- Fizioterapi
Përvec kësaj Shkollat Heimerer ofrojnë edhe trajnime komerciale në fushat si më poshtë:
- Banka
- Tatim
- Sigurime
- Turizëm Tregti
Ne ofrojmë edhe trajnime të vecanta për faturim për profesione të ndryshme të kujdesit shëndetësor (GP, dentist, sigurime mjekësore, etj).
Për më tepër, trajnimet për IT janë të integruara në të gjitha programet e përmendura më lartë. Mësimet mund të ndiqen gjatë javës ose në mësime të mbrëmjes dhe seminare të fundjavës. Specialist dhe profesionistë shumë të shkolluar me përvojë praktike dhe teorike ofrojnë njohuri të thella në nivelet më të larta.
Paralelisht me aftësimin professional studentëve tanë ju ofrohet mundësia për ndjekjen e programeve bachelor apo master. Kemi partneritet me fondacionin Steinbeis në Berlin/Gjermani si dhe me shkollën e lartë ne Utrecht/Holandë. Marrëdhëniet e ngushta në mes të aftësimit tonë profesional dhe programeve të shkollës së lartë ofrojmë kualifikim dhe aftësi konkuruese për studentët tanë në tregun Evropian të punës.
Në tregun gjerman të punës programet tona të aftësimit gëzojnë një nivel të lartë të pranueshmërisë. Në fund të aftësimit të tyre puthuajse 100% e studentëve tanë gjejnë punë. Falë marrëdhënies së ngushtë në mes të teorisë dhe praktikës ne jemi në gjendje ti përshtasim vazhdimisht programet tona zhvillimeve më të fundit të tregut të punës. Ne i kuptojmë në mënyrë të përsosur proceset e punës në institutcione të ndryshme dhe jemi ne gjendje të ofrojmë të dhëna të cmueshme për ta. Studentët tanë përfitojnë plotësisht nga ky bashkëpunim i ngushtë.
Disa nga partnerë tanë janë: Ministria e Edukimit, Agjensione të Punës, Fondet Sociale Evropiane, Programi i Integrimit Profesional nga Armata Gjermane si dhe institucione të ndryshme për rehabilitim.
Ne aktivisht komunikojmë dhe ofrojme hollësi dhe rezultate për punën tonë përmes konferencave të rregullta dhe simpoziumeve. Natyrisht, ne kemi implementuar një program të Menagjimit të Cilësisë dhe jemi të certifikuar sipas DIN-ISO-9001.
Me rreth 150 të punësuar të rregullt, shkollat Heimerer gjenerojnë rreth 10 milione euro qarkullim në viet.
E fundit por me rendësi të veqant: qenia njerëzore është në qendër të filozofisë sonë të ndërmarrësisë. Studimet janë pjesë kyce e jetës sonë – dhe ne organizojmë jetën tonë të përditshme me klientët tanë sipas kësaj filozofie.